“Sunflower” e kompozuar nga Post Malone (Post Mallon) dhe Swae Lee, pjesë e kolonës zanore të filmit “The Spider-Man: Into the Spider Verse” ndodhet në vendin e parë në Billboard Hot 100. Për njërin nga krijuesit kjo është pjesa e dytë që arrin kaq lart ndërsa për Sëae Lee është kënga e parë që arrin si artist solo.
“Isha në një darkë me Post në studio në LA dhe po argëtoheshim. Pa kuptuar atë mbrëmje lindën 6-7 pjesë. Producentët e filmit erdhën na vizituan në studio, e dëgjuan pjesën dhe vendosën menjeherë ta përfshinin në kolonën zanore”, shprehet Swae Lee, ndërsa flet për procesin e krijimit të pjesës muzikore. Kënga doli në muajin tetor dhe njohu menjëherë sukses madje ajo doli ende pa shkuar filmi në kinema. Kënga qëndroi për 12 javë në top 10 Billboard Hot 100 dhe në datën 14 janar u njoftua se ajo u ngjit në vendin e parë. Deri tani vendin e parë në Billboard 100 e ka mbajtur Halsey me “Without me”.
Gjatë muajve të fundit edhe të tjerë artistë që kanë qenë pjesë e kolonës zanore të filmit. Pjesa e kompopzuar nga Post dhe Swae ka një shpirt heroik që integrohet me historinë e “Spider Man”.



