Teksa në media është përhapur në masë përdorimi i panevojshëm i fjalëve të huaja, Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka njoftuar një nismë që synon të ndihmojë në frenimin e këtij fenomeni.
Duke filluar nga 1 janari ekipet e monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve në AMA kanë nisur mbikëqyrjen e përdorimit të fjalëve të huaja nga radiot dhe televizionet.
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka bërë të ditur se nisma e titulluar “folshqip” pasqyrohet në publikimet e kryetares Krasniqi dhe web-in zyrtar të institucionit, në formën e gjetjeve të çdo jave, pas monitorimit të përmbajtjeve të transmetuara në radio dhe televizione, shoqëruar me alternativat në shqip të fjalëve të huaja të përdorura.
Fjalë të huaja, të panevojshme, përdoren vazhdimisht në ekranet tona
Më poshtë janë gjetjet e javës së tretë të Janarit
Gjuha është identiteti ynë. Të gjithë bashkë mund ta mbrojmë atë, duke e frenuar këtë fenomen
Kryetarja e AMA-s ka njoftuar se monitorimi i përdorimit të fjalëve të huaja në radio dhe televizione do të kryhet herë pas here dhe rezultatet do të publikohen në mënyrë që punonjësit e medias të ndërgjegjësohen për ruajtjen e pastërtisë së gjuhës shqipe.





