Samir Mane mbështet projektin e Alket Islamit, vjen albumi i dytë “Shqipëria nga ajri”

Samir Mane mbështet projektin e Alket Islamit, vjen albumi i dytë “Shqipëria nga ajri”

Fotografi dhe piloti i njohur Alket Islami do të sjellë së shpejti një album të dytë fotografik në kuadër të projektit "Albania from the Air: Cultural Heritage"

 

Kësaj radhe, albumi nis me vendbanimin e lashtë të Persqopit, pak kilometra larg qendrës së Tiranës. 

 

Projekti po mbështetet nga sipërmarrësi Samir Mane, i cili ka publikuar në profilin e tij momente nga puna për realizimin e këtij albumi.  

 

Kam qenë shpesh në Petrelë, megjithatë nuk dija shumë për një zonë arkeologjike që gjendet vetëm pak minuta larg. Këto rrënoja i përkasin vendbanimit të lashtë të Persqopit, që daton rreth shekullit të IV p.e.s., dhe pikërisht këtu po angazhohem të mbështes Alket Islamin për t'i sjellë audiencës një koleksion të dytë të monumenteve të trashëgimisë kulturore.

 

Fillon me këtë vendndodhje. Të tjerat janë përshkruar me saktësi në botimin që del së shpejti. I inkurajoj të gjithë të mësojnë rreth kësaj trashëgimie dhe të vizitojnë sa më shumë vende historike të jetë e mundur.

 

Albumi fotografik sjell një panoramë unike të Shqipërisë, përmes fotove nga ajri që dokumentojnë akuadukte, kala, site arkeologjike dhe thesare të tjera të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, të shoqëruara me tekste informuese.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy