07-30 prill/ Nis “SPRING FESTIVAL 2023”, aktivitete për të gjitha moshat

07-30 prill/ Nis “SPRING FESTIVAL 2023”, aktivitete për të gjitha moshat

Spring Festival 2023 vjen me një gamë të pasur aktivitetesh në mjedise të hapura për fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit.

Spring Festival është një formë argëtimi i veçantë përmes vendndodhjeve më interesante në këtë edicion.

Festivali sjell surpriza pafund dhe ka gjithçka për këdo duke nisur me:

  • Aktivitete argëtuese dhe rekreative për fëmijë, muzikë LIVE, karaoke dhe filma.
  • Aktivitete në natyrë në zonat më të bukura të periferive të Tiranës.
  • Aktivitetet më cool me artizanë dhe artistë vendas, instilacione mbresëlënëse të cilat shëtisin të gjithë botën e pafund surpriza ju presin në Spring Festival.

Në zemër të Tiranës, tek Pazari i Ri do të zhvillohet një aktivitet i veçantë, Karaoke Night.

Të gjithë të apasionuarit pas muzikës janë të ftuar të kalojnë një fundjavë argëtuese mes miqsh, duke kënduar e duke u dëfryer. Përveç kësaj do të ketë edhe DJ të ftuar dhe grupe muzikore të rinjsh të cilët do të performojnë për audiencën tek Pazari i Ri.

Tre netë të veçanta në datat 7-8-9 prill ju presin me muzikë të mirë dhe argëtim.

Në një ambient të gjelbëruar e gjatë disa mbrëmjeve të bukura pranverore në lulishten tek Galeria e Arteve vjen Movie & Music Garden, mënyra për të shijuar një film e për t’u argëtuar nën tingujt e muzikës.

Movie & Music Garden do të vijë për publikun nga data 19 deri në datë 23 prill.

Një festival pranveror si Spring Festival nuk kishte si të mungonte dhe në disa prej zonave periferike si Shëngjergji, Petrela, dhe Baldushku, ku do të ofrohet argëtim dhe muzikë e mirë për banorët e këtyre zonave si dhe për çdo familje apo grup shoqëror që udhëton në periferi gjatë fundjavave.

– N’ Bahçe të Shëngjergjit: 8-9 prill;
– N’ Bahçe të Petrelës: 15-16 prill;
– N’ Bahçe të Baldushkut: 22-23 prill.

Ndërkohë Peza do të jetë vendi mikpritës i këtij aktiviteti i cili do të mbledhë tregtarë të zonës të cilët do të sjellin prodhimet e tyre për t’u ofruar vizitorëve të aktivitetit.

Muzika, ushqimi i mirë dhe argëtimi nuk do të mungojnë në sofrën tiranase, si në kohët e vjetra.

Mes natyrës së bukur të Pezës dhe dekorimit autentik, ky aktivitet do të jetë destinacioni juaj i preferuar në Spring Festival në datat 29 dhe 30 prill.

Spring Festival vjen si organizim i “redcloud” dhe bashkisë së Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy