
Në Hollin Koncertor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit u promovua “Mbi regjinë dhe aktrimin e kënduar në teatrin muzikor” të Luigj dhe Nikolin Gurakuqit.
Nikolini dhe Luigji, at e bir, dy mjeshtra të skenës shqiptare, me një kontribut të çmuar në artin skenik, sollën eksperiencat e tyre jetësore, studimet e shumta si dhe punën e gjatë në skenë, të përmbledhura në një libër, si udhërrëfyes për artistët dhe regjisorët e rinj.
Ky studim, i pari i këtij lloji, i filluar nga Luigj Gurakuqi e i vazhduar nga biri i tij, Nikolini, për specifikën e teatrit muzikor, është mbështetur jo vetëm në eksperiencën e brendshme, të operas sonë kombëtare, por edhe në eksperiencën ndërkombëtare të regjisurës dhe aktrimit të kënduar në teatrin muzikor bashkëkohor, duke ju referuar teatrove të mëdhenj operistike të perëndimit dhe lindjes, dhe regjisorëve të mëdhenj botërore.
Promovimi i librit është bërë edhe në Prishtinë.



