
Dy skelete të njohur si "Dashnorët e Modenës", pasi u gjetën të kapur dorë për dore, janë të dy meshkuj, thonë shkencëtarët.
Studiuesit e Universitetit i Bolonjës testuan eshtrat e dy skeleteve që u zbuluan në Modena, në veri të Italisë, në vitin 2009.
Të dy ishin varrosur qëllimisht duke u mbajtur për dore në një varr, që daton nga shekujt IV dhe VI.
Kur u zbulua çifti i skeletëve ishte e pamundur të përcaktohej gjinia e tyre. Media ndërkombëtare i pagëzoi ata si “Dashnorët e Modenës”.
Por përdorimi i një teknike të re u lejoi studiuesve të zbulojnë një proteinë të quajtur AMELY (amelogenin isoform Y) në dhëmbët e të dy skeleteve. Kjo proteinë është e pranishme vetëm te meshkujt, ndërsa femrat kanë kanë dy kromozome X.
Studimi i botuar në revistën “Scientific Reports”, thotë: "Megjithëse aktualisht nuk kemi asnjë informacion të mjaftueshëm mbi marrëdhënien që ka ekzistuar mes “Dashnorëve të Modenës", zbulimi i dy meshkujve të rritur të varrosur qëllimisht dorë për dore mund të ketë implikime të thella për të kuptuarit e praktikave të funeraleve në Italinë e dikurshme”.
Nuk ka prova që dyshja të kenë qenë në një lidhje dhe janë të pakta gjasat që një marrëdhënie homoseksuale të shenjohej publikisht gjatë një varrimi në Antikitetin e Vonë.
Studiuesit sugjerojnë se dyshja mund të kenë qenë anëtarë të së njëjtës familje, si vëllezër ose kushërinj, ose ushtarë të varrosur së bashku në një varr lufte.



