
Kompania “Apple” bashkon forcat me Oprah Winfrey, mbretëreshën e ekranit televiziv në SHBA, të njohur dhe të dashur në të gjithë botën. Shërbimi i ri televiziv në “Cupertino” do të përfshijë gjithashtu “Book Club” (Klubin e Librit) të krijuar nga Winfrey, i cili do të debutojë premierë në "Apple TV" në datën 1 nëntor. Kompania “Apple” thotë se ky bashkëpunim synon të krijojë një "klub të gjallë dhe global të librave".
Libri i parë i zgjedhur nga Oprah Winfrey është romani “The Dancer Water” i autorit amerikan të vlerësuar nga kritika Ta-Nehisi Coates, një vepër me temë mbi skllavërinë.
"Është një nga librat më të mirë që kam lexuar gjatë gjithës jetës sime", u shpreh Winfrey teksa njoftoi publikun për zgjedhjen e saj.
E nominuar për një çmim “Oscar” për rolin e saj si ish-skllave në filmin e Steven Spielberg në 1985 "The Purple Color", Winfrey shtoi se ishte tërhequr nga romani, pikërisht sepse hedh një dritë të re mbi skllavërinë.
Coates, i nderuar me çmime ndërkombëtarisht, u shpreh tha se zgjedhja e librit të tij nga Klubi i Librit të Oprah ishte një "nder i jashtëzakonshëm”.



