“Letra për Zotin” e Anjshtajnit, në ankand për 1.5 milionë dollarë

“Letra për Zotin” e Anjshtajnit, në ankand për 1.5 milionë dollarë

"Fjala e Perëndisë për mua nuk është gjë tjetër veçse shprehje që vjen si produkt i dobësive njerëzore, Bibla një koleksion legjendash të nderuara, por megjithatë mjaft primitive. Kështu shkruante në vitin 1954 Albert Ajnshtajni, në një letër që pritet të dalë në ankandin e Christie’s më 5 dhjetor. Parashikimet e shitjeve flasin për një shumë nga 1-1.5 milionë dollarë, pavarësisht faktit se javën e kaluar, një Bibël që i përkiste babait të teorisë së relativitetit, mbeti e pashitur në ankandin e Sotheby's.

"Letra për Zotin" e Ajnshtajnit - një dorëshkrim një faqe e gjysmë në gjermanisht – e ka marrë këtë emër, pavarësisht se fjala Perëndi përdoret vetëm një herë gjatë gjithë tekstit.

Një vit para vdekjes së tij, kjo letër iu dërgua filozofit gjerman, Eric Gutkind, autori i libri "Zgjidh jetën: thirrja biblike për revoltë", që me sa duket Ajnshtajni nuk e ka pëlqyer. Fituesi i çmimit Nobel në Fizikë, ka shkruar dhjetëra letra në të cilat ka trajtuar temën e Perëndisë dhe judaizmit, fenë me të cilën ai lindi dhe u rrit.

Sipas Walter Isaacson, autor i një biografie të vitit 2008, "askush nuk duhet të mbështetet vetëm mbi një letër për të zgjidhur dyshimet rreth idesë së Ajnshtajnit mbi ekzistencën e një qenie supreme". Sipas Isaacson, Ajnshtajni nuk ishte ateist, "por ai nuk besonte në një Perëndi që vinte vërdallë duke zgjedhur ekipet e tij sportive apo njerëzit e preferuar".

Kjo nuk është hera e parë që mesazhi, i dalë në dritë në vitin 2008, pasi deri atëherë kishte qenë në duart e familjes Gutkind, ofrohet në ankand. Në maj 2008, në Londër, një blerës anonim pagoi 404 mijë dollarë për këtë letër. Gjashtë vjet më parë, e njëjta letër u ofrua në eBay për tre milionë dollarë, por mesa duket nuk ka arritur të shitet. Letra të tjera Ajnshtajnit u shitën për çmime të habitshme. Në 2002, letra me anë të së cilës Ajnshtajn paralajmëronte presidentin amerikan Franklin Roosevelt, për rreziqet e "ndërtimit të bombave shumë të fuqishme", si armët bërthamore, u shit për 2.1 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve “Christie’s”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy