Regjisori Eduart Grishaj vjen në kinema me filmin “Pasaporta”: I frymëzuar nga histori të vërteta

Regjisori Eduart Grishaj vjen në kinema me filmin “Pasaporta”: I frymëzuar nga histori të vërteta

Regjisori Eduart Grishaj vjen me filmin e tretë “Pasaporta”, i cili do të shfaqet në kinema duke filluar nga kjo e premte, pas dy filmave të parë “Gjyshja” dhe “Sofia”.

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, Grishaj tha se filmi është xhiruar në Itali, Meksikë dhe Kanada dhe se më 17 janar do të jetë në Tiranë.

Në 18 dhe 19 janar do jemi në Prishtinë, në 20, 21, 22 Londër, më tej në Shkodër, Athinë, Bari, dhe më 3 dhe 4 shkurt në Fierenze, për të vijuar në 5 në Milano. Në 8 shkurt në Bazel, në 9 shkurt në Gjenevë, në 10 shkurt në Zyrih, në 11 në Lozanë, më 13 shkurt në Berlin, 14 në Hamburg, 15 në Frankfurt, më 18 në Bruksel, më 25 shkurt në New York, 27 dhe 28 shkurt në Boston, në Michingan, në Detroit.

Më pas në 3 dhe 4 mars në Toronto. Të gjitha datat dalin duke kërkuar në Google te Pasaporta film.

Pastaj kthehem në Shkup, Tetovë, Tuz, Ulqin dhe më tej do i rikthehemi qyteteve të tjera të Shqipërisë.

Është problem struktura e kinemave në Shqipëri, se shumica e qyteteve nuk kanë kinema dhe do vihet në teatër.

Regjisori i ndjerë Gjergj Xhuvani dikur pedagogu im më thotë që për historitë frymëzohu brenda mureve të shtëpisë.

Një miku im më mori një ditë në telefon dhe më tha që ka falsifikuar pasaportën dhe nga Meksika, do të shkonte në Toronto.

I gjithë filmi është i frymëzuar nga histori të vërteta. Për të paguar një pasaportë false kanadeze paguhet 30 mijë dollarë.

Tregon si ndodh në të vërtetë, se si nga Italia kalojnë në Meksikë për shkak të kontrollit të paktë dhe për të udhëtuar më tej drejt Kanadasë.

Kur mbërrijnë në Kanada i ndalon policia pasi patenta nuk funksionon dhe kërkojnë azil mbi motive të ndryshme, mes tyre edhe me arsyetimin e orientimit seksual.

Të gjithë njerëzit gjejnë veten në këtë film, gjejnë një familjar, a dikë tjetër.

Aktorja protagoniste e filmit “Pasaporta” me regji të Eduart Grishaj, Kaona Matoshi Sulejmani vajza e aktores nga Kosova Adriana Matoshi dhe aktori protagonist Indri Shiroka folën për filmin ku interpretojnë të dy dhe se si të dy me anë të pasaportës false, kaluan në Kanada.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy