Në kuadër të festave të nëntorit, një tjetër festë kulturore do të shënohet në vend. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, mbush plot 70 vite.
Drejtorja e përgjithshme e TKOBAP, Abigeila Voshtina, ka bërë të ditur se për të shënuar këtë përvjetor, do të vijë për artdashësit një nga kryeveprat e muzikës botërore: Simfonia nr. 9 e Beethoven-it.
Në nëntorin e krenarisë sonë kombëtare, kemi edhe një arsye më shumë për të festuar.
TKOB mbush plot 70 vite!
Në 27 nëntorin e vitit 1953 u vu për herë të parë, në skenën shqiptare, opera “Rusalka”, e kompozitorit rus A. Dargomyzhsky.
Ky moment shërbeu si një gur themeli nga i cili mori rrugë krijimi i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, dhe shumë shpejt në skenë u vunë edhe opera shqiptare.
Për të kremtuar 70-vjetorin e krijimit të TKOB, do të sjellim për të gjithë artdashësit një nga kryeveprat e muzikës botërore: Simfonia nr. 9 e Beethoven-it.
TKOB fton të gjithë adhuruesit e muzikës klasike dje operës që hyrja është falas.
Ju presim më 27 nëntor, ora 19:30 për të festuar të gjithë së bashku ditëlindjen tonë të 70!
Hyrja e lirë për këdo që e ndien veten pjesë e familjes sonë!



