Bennito, reperi i ri nga Kosova rrëfen bashkëpunimet me Soni Malaj, Big Basta, Vesa Luma dhe Stine

Bennito, reperi i ri nga Kosova rrëfen bashkëpunimet me Soni Malaj, Big Basta, Vesa Luma dhe Stine

Në pjesën e fundit të programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, i ftuar ishte këngëtari dhe reperi nga Kosova, Bennito, me emrin e vërtetë Berat Haskaj. 

Ai ndau me publikun historinë e tij artistike dhe bashkëpunimet muzikore me emra të njohur të skenës shqiptare, si Soni Malaj, Big Basta, Vesa Luma dhe Stine.

Karriera e tij nisi si kërcimtar dhe koreograf, por pas viteve në skenë, vendosi t’i përkushtohet muzikës. 

Kam 7 vite që merrem me këndim. Më parë kam qenë kërcimtar dhe koreograf, dhe kalimi në muzikë ndodhi natyrshëm. 

Isha gjithmonë pranë këngëtarëve, në prova e koncerte, dhe të gjithë më pyesnin: ‘Po ti, kur do të bësh një këngë tënden?’ 

Kështu vendosa të provoj në studio dhe doli shumë mirë që në fillim. 

Aktualisht, ai është duke përgatitur albumin e tij të parë, i cili do të përmbajë 12 këngë të reja. 

Tani jam i fokusuar totalisht në karrierën muzikore. Pas 17 vitesh në kërcim, muzika është fusha ku po jap gjithë energjinë time. 

Me Soni Malaj më ka lidhur kërcimi fillimisht, dhe më pas ajo më ftoi për një bashkëpunim muzikor. 

Me Stinen kemi tri bashkëpunime, është një mik shumë i mirë.

 Edhe me Big Basten kemi projekte të mëparshme dhe presim të realizojmë një tjetër së shpejti. 

Me Vesa Lumën po ashtu shpresoj të sjellim një këngë të re, pasi edhe ajo po rikthehet fuqishëm në skenë.

Edhe pse jeton jashtë Shqipërisë, Bennito nuk e sheh si pengesë për të qenë aktiv në tregun muzikor shqiptar. 

Udhëtimet për klipet, regjistrimet dhe organizimet janë lodhëse, por kur punon me pasion, energjia nuk mungon kurrë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy