25-31 tetor/ Në sheshin Skënderbej vendoset instalacioni “Labirinti i Migracionit”

25-31 tetor/ Në sheshin Skënderbej vendoset instalacioni “Labirinti i Migracionit”

Nga data 25-31 tetor në sheshin Skënderbej, do të qëndrojë “Labirinti i Migracionit”, një instalacion i veçantë i ndërtuar nga GIZ Albania.

Në formën e një Muzeu Social, ky instalacion, simbolizon migracionin e jetës së një emigranti.

Në të gjitha panelet e instalacionit janë vendosur informacione të ndryshme të cilat i shërbejnë personave të kthyer nga emigracioni për t’u riintegruar më lehtë pas kthimit në Shqipëri.

Gjithashtu instalacioni përmban informacione edhe për personat e interesuar për mundësitë që ofrohen në Gjermani për të kryer studimet apo për punësim.

Për më tepër, çdo ditë në këtë pjesë të Sheshit Skënderbej do të ndërthuren seanca informative, trajnime dhe performanca artistike të krijuara enkas për qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm.

Sesionet informuese do të fokusohen kryesisht tek shërbimet që mund të përfitojnë qytetarët e Tiranës të kthyer nga emigracioni, por jo vetëm, si dhe informacione të vlefshme për të rinjtë që duan të vazhdojnë shkollimin e tyre jashtë Shqipërisë.

Një seksion i veçantë do t’i kushtohet rolit që Diaspora mund të ketë në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit duke sjellë në Tiranë eksperiencën e përftuar në Gjermani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy