Pavarotti, historia e tij emocionuese në një film dokumentar

Pavarotti, historia e tij emocionuese në një film dokumentar

Luciano Pavarotti emocionon me historinë dhe zërin e tij. 12 vjet pas vdekjes së tij, figurën e tij të paharrueshme e risjell Ron Howard me filmin dokumentari ku tregon për të, duke e vënë sërish në vëmendjen botërore. 12 Tetori është ditëlindja e tij, dhe vetëm disa ditë më vonë filmi do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Romë nga vetë regjisori fitues i çmimit “Oscar”.

Historia, zëri, sekretet dhe legjenda e tenorit të Modenës janë në qendër të filmit, por mbi të gjitha ajo që shfaqet është rrugëtimi i tij i pabesueshëm i njeriut që u bë ikonë botërore falë një talenti të jashtëzakonshëm: nga origjina e përulur e djalit të një bukëpjekësi në superyll ndërkombëtar të operës.

Filmime që nuk janë parë kurrë më parë dhe imazhet e shfaqjeve krahas atyre më intime, me qasje ekskluzive në arkivat e familjes. Qëllimi i Hoëard: të zbulojë burrin, babanë, filantropin dhe artistin e ndjeshëm, i cili kishte një marrëdhënie komplekse me talentin dhe suksesin e tij. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy