Përkujtohet në ditën e vdekjes, veprimtari Thimi Mitko

Përkujtohet në ditën e vdekjes, veprimtari Thimi Mitko

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, solli sot në vëmendje 22 marsin e vitit 1890, datë u nda nga jeta veprimtari i Zgjimit Kombëtar, Thimi Mitko.

Një prej produkteve më madhore në jetëshkrimin e tij qe agregati i folklorit shqiptar, i cili përmbante këngë, tregime dhe thënie popullore të krahinave jugore. U lind në Korçë në vitin 1820. Mësimet e para i ndoqi në vendlindje.

Në vitin 1866, mërgoi drejt Egjiptit, ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare. Gjatë qëndrimit në Aleksandri, arriti të hartonte dhe të përgatiste për botim veprën më të spikatur në krijimtarinë e tij, “Bleta Shqiptare” (1878). Ky punim do të ribotohej i rishkruar në vitin 1924 nga Gjergj Pekmezi në Vjenë, nën titullin “Bleta shqypëtare e Thimi Mitkos”.

Mitko qe edhe autor i një sërë shkrimesh të publikuara në shtypin evropian të kohës në mbështetje të çështjes shqiptare. Në këtë drejtim, i jepte rëndësi parësore ekspozimit të të dhënave mbi kulturën shqiptare, që sipas tij do të mund t’i vinte në ndihmë bashkësive të bashkëkombësve në mërgatë.

Arkivat kanë publikuar këngën e Thimi Mitkos, kushtuar Dora d' Istrias.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy