Muaji i Librit/ Margariti citon Kongolin: Po të mos jetoja në këtë mjedis, nuk do të bëja letërsi

Muaji i Librit/ Margariti citon Kongolin: Po të mos jetoja në këtë mjedis, nuk do të bëja letërsi

Në kuadër të Muajit të Librit, ministrja e Kulturës, Elva Margaritit, ka përgëzuar shkrimtarin Fatos Kongolin, për librat dhe shkrimet  tij.

Qenia jonë është e lidhur pazgjidhshmërisht me vendin. Fatos Kongoli e ka arsye shkrimtarije...

Margariti citon fjalët e Kongolit, që personifikojnë dëshirën e shkrimtarit që i lidhur me vendin, bë letërsinë e tij të veçantë.

Po të mos jetoja në këtë mjedis, nuk do të bëja letërsi. Aty është gjithçka, e gjithë qenia ime i përket këtij mjedisi.

Fatos Kongoli lindi në Elbasan më 1944. Studimet e larta për matematikë i nisi në Universitetin e Pekinit dhe i përfundoi në Universitetin e Tiranës (1967). Ka punuar për një kohë si gazetar dhe më pas si redaktor në Shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Filloi të botonte tregime e novela në shtypin letrar nga fundi i ’60.

Deri në vitin 1990 ka botuar vëllimet me tregime “Shqetësime të ngjashme” (1972), “Tregime” (1978), “Të fejuarit” (1982), si dhe romanet “Ne të tre” (1985), “Karuseli” (1990). Në tregimet dhe novelat e tij të para F.K. përzgjedh “jetët e vogla” njerëzore, duke paraqitur bashkë virtyte dhe cene të individualiteteve të botës shqiptare. Prej vitit 1990 priret nga romani: “I humburi” (1992), “Kufoma” (1994), “Dragoi i fildishtë” (1999), “Ëndrra e Damokleut” (2001), “Lëkura e qenit” (2003, fitues i çmimit “Pena e artë”), “Te porta e Shën Pjetrit” (2005), “Jetë në një kuti shkrepësesh” (2007), “Bolero në vilën e pleqve” (2009). “Iluzione në sirtar” (2010), “Si-do-re-la” (2011), “Njeriu me fat” (2013), “Gjemia e mbytur” (2015) etj.

Fatos Kongoli ka fituar tri herë çmimin “Pena e argjendtë” për librin më të mirë në prozë (1995, 2000, 2002), si dhe çmime të tjera brenda dhe jashtë vendit. Është nderuar me titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit” (2010) nga Presidenti i Francës dhe “Mjeshtër i madh” (2012) nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy