Ndarja nga jeta e poetit Arben Duka/ Margariti: U shkrive deri në fund nga dashuria për njeriun

Ndarja nga jeta e poetit Arben Duka/ Margariti: U shkrive deri në fund nga dashuria për njeriun

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit të madh Arben Duka.

“Epitaf për vete. Të gjitha kurrë s’mund të thuhen, në pllakë të varrit për njerinë, ndaj unë kam lënë që të më shkruhen: “Jetoi dhe vdiq për Dashurinë!” Lamtumirë Arben Duka, që u shkrive deri në fund nga dashuria për njeriun! U prehsh në paqe poet!” shkruan Margariti.

Poeti i njohur, Arben Duka ka ndërruar jetë sot për shkak të një ataku kardiak.

64-vjeçari Duka ishte më së shumti një poet lirik.

Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Është bashkautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanreve duke filluar qysh nga viti 1974.

Ka dhjetëra çmime si autor dhe bashkautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në RTSH.

Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditshme dhe periodike.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy