Will Ferrell ngacmon Ryan Reynolds në “Saturday Night Live”

Will Ferrell ngacmon Ryan Reynolds në “Saturday Night Live”

Will Ferrell shfaqet sërish! Aktori dhe komediani i mirënjohur moderoi shfaqjen e pestë të "Saturday Night Live" që prej kohës kur la shfaqjen në NBC si anëtar i kastit në vitin 2002.

Pasi nisi të luante ambasadorin Gordon Sondland tek Presidenti Donald Trump i Alec Baldwin-it, Ferrell doli në skenë me një monolog të tijin dhe menjëherë befasohet teksa vë re në publik të ftuarin e famshëm, aktorin Ryan Reynolds.

"Më falni, një sekondë, ndjesë, por ju dukeni shumë si Ryan Reynolds".

Reynolds u përgjigj: "Po, ma kanë thënë shpesh".

Dhe e gjitha kjo vijoi, hidh e prit:

Ferrell: "A je ti?"

Reynolds: "Po, jam unë".

Ferrell: "Oh! Ua! Ok, sa mirë! Mirë se vini në shfaqje."

Reynolds: "Faleminderit. Jam një admirues i madh".

Ferrell: "Admirues i imi?"

Reynolds: "Po".

Ferrell: "Oh, ok. Sa mirë. Nuk e dija se do të ishe këtu. Po, mirë. Pra, ku e lamë? Mirë. Nuk më besohet që je këtu."

Pavarësisht se Reynolds u përpoq ta kthente moderuesin në punën e tij, Ferrell dukej shumë i hutuar nga prania e Reynolds dhe duke qeshur ngatërronte ato që kishte për të thënë. Ferrelli u emocionua edhe më tepër kur Reynolds i tha se gruaja e tij, aktorja Blake Lively, është gjithashtu një admiruese e Ferrellit.

Reynolds: "Siç thashë, ne jemi ".

Ferrell: "Ne jemi? Si ne? Kush ne?"

Reynolds: "Gruaja ime dhe unë"

Ferrell: "E keni fjalën për Blake Lively? Edhe ajo po shikon gjithashtu?"

Reynolds: "Po, ajo është në shtëpi, por po".

Ferrell: "Dhe ajo gjithashtu më pëlqen mua?"

Reynolds: "Ndoshta më shumë se unë".

Ferrell iu përgjigj komentit me një shaka dhe deklaroi gjithë ngazëllim me theks britanik: "Mirë, goxha mirë madje!"

Monologu i Ferrellit vazhdoi, por ai vazhdonte të bënte pauza duke ia ngulur sytë Reynolds derisa aktori i "Deadpool" më në fund iu kthye: "Will, mjaft m’i ngule sytë. Mirë?"

Ferrelli iu përgjigj duke e parë si i hutuar: "Ashtu ë? Bie shumë në sy?"

Reynolds u përgjigj: "Paksa, po".

Edhe pse Reynolds e siguroi se: "Unë jam këtu vetëm për të shijuar shfaqjen", Ferrell vazhdoi njësoj derisa papritmas filloi të flasë si Tracy Morgan, duke shpjeguar se i dridhet zëri kur është nervoz. Ndërkohë Morgan shfaqet në skenë dhe e kërcënon Ferrell se: “Në qoftë se e bën zërin si të timin do të të marr me shqelma”.

Reynolds më vonë u shfaq në pjesën “Weekend Update” (Përditësimi i Fundjavës) si një "Guy Who Knows the Owner" (Djalë që e njeh pronarin). /CNN, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy