Restaurimi i kalasë së Prezës/ Ambasada: SHBA, krenarë që mbështet trashëgiminë kulturore të Shqipërisë

Restaurimi i kalasë së Prezës/ Ambasada: SHBA, krenarë që mbështet trashëgiminë kulturore të Shqipërisë

Përfaqësues të Ambasadës amerikane në Tiranë, Chad Twitty dhe Amanda Roberson vizituan Kalanë e Prezës, për të parë nga afër ecurinë e punimeve restauruese të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, të mbështetura nga programi Fondi Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore (AFCP).

Shoqëruar nga arkitektët e Trashëgimisë Kulturore pa Kufi, ata ndaluan në çdo sektor të kalasë, për të mësuar mbi punën e jashtëzakonshme që është bërë deri tani, teknikat dhe materialet e përdorura, dhe përpjekjet për t’u siguruar që ky fortifikim i lashtë të vazhdojë të qëndrojë i paprekur.

AFCP po mbështet punimet restauruese edhe në fortifikimet e Krujës dhe Durrësit.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin trashëgiminë kulturore të Shqipërisë dhe ne presim t’i shohim këto kala të ngrihen sërish për të vazhduar së treguari historinë e Shqipërisë”, thuhet në një njoftim për shtyp të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy