Pothuajse katër vjet pas vdekjes së tij, bota muzikore bashkohet për të nderuar Prince.
Koncerti i quajtur “Let's Go Crazy: GRAMMY Salute to Prince” do të mbahet në Los-Anxheles më 28 janar dhe do të transmetohet nga CBS në një datë që nuk është përcaktuar ende.
Ndër artistët pjesëmarrës do të jenë: John Legend, Foo Fighters, Alicia Keys, Juanes, Chris Martin të “Coldplay”, Usher, “Earth, Wind & Fire”. Gjatë karrierës së tij gjeniu i Minneapolis ka fituar shtatë çmime Grammy dhe është nominuar 38 herë.
Prince u gjet i vdekur në një ashensor brenda kompleksit “Park Paisley”, vendbanimi i tij në periferi të Minneapolis, më 21 Prill 2016, kur ishte 57 vjeç. Raporti i autopsisë fliste për mbidozë aksidentale të “Fentanyl”, një qetësues i fuqishëm kundër dhimbjes. /Ansa/



