“Prapaskenat e fatit”, Herion Mustafaraj para publikut me komedi muzikore (VIDEO)

“Prapaskenat e fatit”, Herion Mustafaraj para publikut me komedi muzikore (VIDEO)

Një  komedi muzikore e stilit “One Man Show” është ajo që sjell këto ditë para publikut në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” artisti Herion Mustafaraj.

“Prapaskena e Fatit” titullohet shfaqja, në qendër të të cilës është një teknik pianosh në moshë të thyer. Xha Fati, me origjinë shqiptare, vjen në prapaskenat e një Teatri në Broadway të New York-ut, për të akorduar pianon që ndodhet në dhomën e zhveshjes të një artisti me famë boteëore. Xha Fati futet në jetën e këtij artisti nëpërmjet sendeve personale që ndodhen në këtë dhomë dhe shfaq talentin e tij të fshehtë tek spektatorët. 

Mes dy botëve të ndryshme, Shqipërisë dhe Amerikës , ai gjen probleme të njëjta sociale e shoqërore. Por pse duhet që spektatorët të vijnë ta shohin këtë shfaqje dhe çfarë i ka dhënë nga vetja këtij personazhi vetë aktori Mustafaraj?

Shfaqja ka dhe elementët e vet të stand-up it dhe në të, Mustafaraj ka bashkuar elementët e tij më të forta në aktrim: plastikën dhe interpretimin në instrumente.

Me autorësi të Mustafarajt, regji të Endri Çelës dhe skenografi të Bledar Gercalliut, “Prapaskena e Fatit” është shfaqur prej disa netësh në teatër, për të vijuar edhe më 14-15 dhe 16 nëntor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy