“Serenights Festival”/ Nis festa katërditore e serenatave dhe shijes në Korçë

“Serenights Festival”/ Nis festa katërditore e serenatave dhe shijes në Korçë

Serenatat, një prej elementeve me të cilat identifikohet Korça, rikthehen për katër net në një festival të dedikuar, i cili ngriti siparin mbrëmjen e djeshme.

 

 Festivali do të zhvillohet në katër stacione të ndryshme të qytetit, kryesisht në vende që mbartin histori, ku dhjetëra artistë të rinj dhe të vjetër korçarë do të sjellin disa prej këngëve ikonë të serenatës.

 

Serenata mbetet pjesë e identitetit të qytetit dhe përcjell vlerat e një tradite të hershme muzikore, të trashëguar brez pas brezi. 

Mes artistëve që u ngjitën në skenë ishte edhe këngëtarja Gloria Nure, e cila tregon emocionet e pjesëmarrjes në Festivalin e Serenatave.

 

Nata e parë iu dedikua zërave të rinj të qytetit të Korçës, ndërsa në tri netët në vijim pritet të ngjiten në skenë edhe emra të njohur të muzikës shqiptare, mes tyre Mihallaq Andrea, Eli Fara dhe Redon Makashi.

 

Serenata korçare është simbol i dashurisë dhe dhimbjes, të përcjella përmes vargjeve të ndjera dhe tingujve të kitarës, mandolinës e instrumenteve të tjera. 

 

Tradita e dikurshme, kur të rinjtë korçarë këndonin poshtë dritareve të vajzave apo në sokakët e lagjeve të vjetra, vijon të mbahet gjallë. 

 

Pikërisht kësaj trashëgimie i kushtohet festivali, i cili tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme të qytetit të Korçës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy