Me një mbrëmje përkujtimore nderohet themeluesi i Shkollës Pianistike, Tonin Guraziu

Me një mbrëmje përkujtimore nderohet themeluesi i Shkollës Pianistike, Tonin Guraziu

Me një mbrëmje të veçantë muzikore përkujtimore, në 115-vjetorin e lindjes së tij, do të nderohen në “tempullin e muzikës” të Teatrit të Operës së Baletit, veprat e pianistit dhe themeluesit të Shkollës Pianistike Shqiptare, profesor Tonin Guraziu.

Me iniciativën e mjeshtërit muzikor, profesor Zhani Ciko, për të promovuar dhe fuqizuar vlerat kombëtare artistike, dhe pjesëmarrjen e artistëve virtuozë si pianistja e talentuar Rudina Ciko dhe sopranoja e mirënjohur Marjana Leka, do të sjellin mjeshtërisht në piano muzikën e List-it (Ëilde jagd), Chopin-it (Etud-op10) dhe Debussy-t (Feux d'artifice).

Magjia e kësaj mbrëmjeje muzikore do të arrijë kulmin me performancën e Trupës së Baletit të TKOB-së, Eles Ruli, Sabina Maklekaj, Anxhelo Muçollari, Armando Meci dhe Enio Qirici, drejtuar nga profesionisja Adela Muçollari, nën ritmin e muzikës së kompozuar nga profesor Tonin Guraziu.

Mbrëmja përkujtimore muzikore mbahet sot, në Teatrin e Operës dhe Baletit, Holli Koncertor, me fillim prej orës 19.00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy