Dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, pas reagimeve për manekinin e Çerçiz Topullit

Dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, pas reagimeve për manekinin e Çerçiz Topullit

Kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore, Florian Hysi, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Shkak është bërë ekspozimi në mënyrë jo koshiente i një manekini ku shpaloseshin rrobat e Çerçiz Topullit, në Muzeun Historik në Kalanë e qytetit të Gjirokastrës. 

 

Ekspozimi në trajta jo të mirëmenduara dhe jashtë përshtatshmërisë së ekspoziturës, shkaktoi reagim në rrjetet sociale dhe në media të ndryshme, aq sa detyroi Hysin që t'i paraqiste sot dorëheqjen e tij në tryezën e kryebashkiakut Flamur Golemi.

 

Vetë Hysi ka dhënë arsyet e këtij vendimi ku mes të tjerash, ka falenderuar kryebashkiakun Golemi dhe punonjësit e tij për besimin që treguan në këtë periudhë të shkurtër kohore, që ka qenë në krye të këtij institucioni.

 

Deklaratë dorëheqjeje! Pas një periudhe pune të përkushtuar në shërbim të trashëgimisë kulturore, muzeve dhe Gjirokastrës, kam vendosur të jap dorëheqjen time prej pozicionit që mbaj. E bëj këtë vendim me përgjegjësi dhe me bindjen se çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale për çdo vendim veprim apo gabim që mund të ndodhë gjatë saj. Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë  përsipër.

 

Largohem me mirënjohje për mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër për kolegët dhe veçanërisht për punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore me të cilët kemi punuar dhe realizuar ehumë më shumë më tepër sesa ishte bërë prej vitesh.

 

Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj. Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin! Mbetem mirënjohës për punën e bërë, për përpjekjet tona dhe për çdo gjurmë që kemi lënë në muze dhe në kujtesën e Gjirokastrës.

 

Do të vazhdoj ta dua dhe ta mbështes Gjirokastrën, trashëgiminë e saj dhe kujtesën tonë kombëtare , në çdo formë që do të më jepet mundësia. Ne u përpoqëm atë që u konsiderua gabim e korrigjuam dhe punën do t'a lëmë të flasë vetë. Mirënjohje!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy