23-25 shkurt/ Nis ‘Rrugët e Shkodrës n’Karnaval’

23-25 shkurt/ Nis ‘Rrugët e Shkodrës n’Karnaval’

Shkodra është gati për Karnavalet. Siç tashmë është traditë Shkodra do të festojë tre ditë radhazi në datat 23 deri më 25 shkurt në sloganin “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”.

“Rrugët e Shkodrës n’Karnaval” do të nisin sot me paradën e fëmijëve. Pastaj të gjitha shkollat do të mblidhen në një vend të përbashkët ku njëra pas tjetrës do të ngjisin në skenë edhe shfaqjet e tyre, duke çelur kështu siparin e festimeve.

 Çdo shkollë do paraqitet me temat respektive, duke u fokusuar në fusha të ndryshme si arti, teknologjia, mbrojtja e mjedisit, etj. Në fund një juri do të vlerësojë dhe shfaqjen më të mirë.

Bashkia e Shkodrës fton që të mësohen truqet e kllounëve të interesuarve në këtë aktivitet.

 Karnavalet e këtij viti jua japin këtë mundësi në datat 23 dhe 24 shkurt,  në hollin e Bashkisë, ku mund të mësoni truqet e kllounatave nga aktori profesionist Rafael Hoxhaj dhe krijimin e një maske  nga profesionistët e Venice Art.

Dita e dytë e “Karnavaleve të Shkodrës” do t’u dedikohet të rinjve. Parashikohet që çdo gjimnaz të ngjitet ne skenë me një shfaqje, në bazë të minutazhit të caktuar nga grupi organizativ dhe sigurisht, në fund të shfaqjeve, njëra më e bukur se tjetra, do të shpallet një fitues. Përveç shfaqjeve të të rinjve do të mbahen edhe tre punëtori, si ajo e kllounatave, e punimit të maskave dhe e makeup artist-ëve. Parada e çifteve me kostume e maska veneciane do të pasohet nga një lightshow dhe një koncert surprizë.

Në ditë e tretë dhe finale të Karnevaleve që do të jetë edhe ajo e spektaklit të vërtetë, do të ketë parada, muzikë, bejte, artistë të mirënjohur dhe elemente unike, si djegia e dordolecit në mbyllje të ditës, etj.  

Sipas organizatorëve, në të treja mbrëmjet do të ketë festime në mbi 30 bare, restorante e hotele të Shkodrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy