
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka njoftuar sot ndarjen e çmimit të madh “Golden Owl” për filmin më të mirë të shkurtër, në natën finale të “Tirana International Film Festival”.
Filmi “Menarca” do të konkurrojë në garën e madhe të “Oscars 2022”.
“Një çmim i merituar nga filmi “Menarca”, me regji të Lillah Halla, që trajton temën e të drejtave të gruas”, u shpreh Margariti.
Artdashësit kryeqytetas dhe jo vetëm ndoqën me interes 110 filmat e shfaqur në programet speciale.
Festivali u mbyll me premierën kombëtare të filmit ‘Looking for Venera’ nga Norika Sefa, fitues i Tiger Award në Rotterdam International Film Festival 2021 dhe Winner Award for Promoting Gender Equality në Sarajevo FF 2021.
Edicioni i 19-të ka shënuar një numër rekord aplikimesh prej 2950 filma nga 118 vende të botës edhe për faktin se TIFF është Oscar qualifying dhe është një mundësi e madhe për ta të nominohen për Academy Awards.
“Identifying Features” nga Fernanda Valadez u shpall fitues i eventit “Tirana International Film Festival” që u mbajt për rreth një javë në Tiranë, një film jashtëzakonisht i fuqishëm, i cili portretizon një realitet të ashpër e mizor të kohëve tona i cili nxjerr në pah për herë të parë një regjisore femër.





