Shfaqja “Vizita” me regji të Davide Iodice mbërrin në Teatrin Kombëtar.
Ajo vjen pas një bashkëprodhimi të Sardegna Teatro dhe Teatrit Migjeni në Shkodër me mbështetjen e mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës.
Teksti në bazën e partiturës skenike, e merr frymëzimin e lirë nga “Vizita e mrekullueshme” e Herbert George Wells, një pararendës vizionar i zhanreve dhe gjuhëve, duke e zhvendosur gjithsesi boshtin e interesit të tij nga satira karshi konformizmit viktorian, drejt një kritike më bashkëkohore, e cila, mbi të gjitha ka të bëjë me mënyrën se si mirëpritet "ai që vjen nga jashtë", i huaji. Qoftë emigrant, apo qoftë engjëll, nuk ka rëndësi; nëse nuk je si unë, nëse nuk të njoh, atëherë ti përbën rrezik.
Shfaqja jepet më 01-02 nëntor prej orës 19: 00 në sallën “Central 400”, në ArTurbina.




