Madonna po feston ditëlindjen e 61-të si një ikonë e vërtetë popi. Pavarësisht se po merret me përgatitjet e një turneu botëror për albumin e saj të ri “Madame X”, mbretëresha e pop-it gjeti kohë të mbante një festë të përmasave të saj për ditëlindje. Fillimisht, ajo tregoi një video në Instagram të dy fëmijëve të saj, David dhe Mercy, duke vallëzuar gjatë provave të saj me titullin: "Vallëzimi i ditëlindjes".
Vetë festa kishte gjithçka, që nga pica dhe donuts e deri te shoots në pistën e vallëzimit.
"Madamme X u argëtua shumë në festën e mbrëmshme për ditëlindjen e saj! Faleminderit te gjitheve!", shkruan ajo në Instagram.



