Festivali i dritave në Shkodër/ Druni: Do kthehet në traditë. Synohet që qyteti të vizitohet gjatë gjithë vitit

Festivali i dritave në Shkodër/ Druni: Do kthehet në traditë. Synohet që qyteti të vizitohet gjatë gjithë vitit

Festivali i dritave “Shndrit n’Shirokë”  ka çelur siparin e tij për herë të parë në Shkodër.

Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV, gazetarja Bendis Druni tha që synohet që festa të vijojë edhe në vitet e ardhshme, dhe që Shkodra të vizitohet gjatë gjithë vitit.

Është viti i parë që organizohet. Por në planet e bashkisë do vijojë të realizohet edhe në vitet e ardhshme, të kthehet në traditë, duke bërë që Shkodra të shtojë edhe një tjetër aktivitet shumë të këndshëm, aq më tepër gjatë verës kur fluksi i vizitorëve vendas dhe të huaj është më i shtuar. Qëllimi i bashkisë është që Shkodra gjatë gjithë vitit të ketë vizitorë dhe aktivitete të ndryshme. Sa i përket koncertit të mbrëmshëm na kanë shoqëruar spektatorë të shumtë, ku ka pasur kuriozitetin e gjithë qytetarëve shkodranë dhe s’kanë munguar as vizitorët e huaj. Do kemi edhe panaire dhe lojëra për fëmijë. Turistëve u ka lënë një impresion shumë të mirë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy