Përkujtohet përvjetori i lindjes së artistes së skenës dhe ekranit, Marie Logoreci

Përkujtohet përvjetori i lindjes së artistes së skenës dhe ekranit, Marie Logoreci

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot 102 vjetorin e lindjes së artistes, Marie Logoreci.

Më 23 shtator 1920, lindi në Shkodër, një prej pioniereve të kinematografisë shqiptare, Marie Logoreci.

Vokacioni i saj artistik do të shpalosej që kur ishte vajzë e re, teksa pati nisur të luante rolet e para në teatrin e shkollës. Talenti që zotëronte Maria, shkonte edhe në drejtim të muzikës.

 Në vitin 1945, nisi të këndojë në valët e Radio Tiranës dhe repertori i saj u zgjerua në koncertet e njëpasnjëshme të mbajtura brenda dhe jashtë vendit. Mandej, në vitin 1947 u ngjit për herë të parë në skenën e Teatrit Popullor, për të mishëruar personazhin e Elmirës në kryekomedinë e Molierit, “Tartufi”.

Në ekranin e filmit do të plazmohej së pari në filmin “Skënderbeu”. Nuk do të mungonte as në filmin e parë shqiptar me metrazh të shkurtër, “Fëmijët e saj”, si edhe as në filmin e parë tërësisht shqiptar, “Tana”. Disa prej roleve të saj të pritura më mirë nga publiku janë: Xhesi te “Çështja ruse”, Alisa Lengton te “Rrënjë të thella”, Kristina Padera tek “Komploti i të dënuarve”, Fatimja te “Halili dhe Hajrija”, Aljona Patrovna te “Gjashtë dashnorët”, Lokja tek “Toka jonë”, Gertruda tek “Hamleti”, Bernarda Alba te “Shtëpia e Bernarda Albës” dhe Gjela te “Përmbytja e madhe”.

Logoreci ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.

Krahas urdhrave dhe medaljeve të shumta, artistja ka mban edhe titujt e lartë “Artiste e Popullit”, “Artiste e Merituar” dhe “Nderi i Kombit”, foto të të cilave janë botuar sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy