Organizuar nga projekti EU4Culture i financuar nga Misioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, për dy ditë me radhë në Kalanë e Bashtovës do të organizohet “Bashtova Festival”.
“Le të festojmë së bashku magjinë e Kalasë së Bashtovës”, thuhet në njoftimin e EU4Culture, në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se festa zhvillohet sot dhe nesër, 8-9 shtator, nga ora 18:00 deri në 23:00.
Festivali i Bashtovës eksploron kulturën e pasur të Kavajës dhe Rrogozhinës përmes performancave të artistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, aventurave në natyrë, dhe një panairi artizanësh e prodhimesh vendase.

Kalaja e Bashtovës ndodhet rreth 2 km larg fshatit Vilë-Bashtovë në afërsi të lumit Shkumbin.
Kalaja u ndërtua në shekullin e 15-të dhe shërbeu si një objekt tregtimi për tregtarët venecianë dhe si një fortesë për të larguar pushtuesit osmanë.



