Tina Turner, mbretëresha e përjetshme e rokut

Tina Turner, mbretëresha e përjetshme e rokut

Është e vështirë të gjesh një histori si ajo e Tina Turner me një jetë kaq të mbushur me aq shumë ngjarje, drama, tragjedi, dhunë, ngjitje, rënie, rilindje, sa të duket se është shkruar nga një skenarist për film. Përkundrazi, Ann Mae Bullock, nga Nutbush, Tenesi, tani qytetare zvicerane, mbush 80 vjeç të martën, më 26 nëntor, dhe përfshin në historikun e saj artistic një biopik, dy muzikale, disa autobiografi tronditëse dhe shumë këngë të paharrueshme.

Një ikonë bukurie që nuk njeh kohë, moshë dhe me një joshje të parezistueshme.

Një zë i pangatërrueshëm, gërvishtës, i zhytur në historinë e muzikës së zezë, por i përkryer për klasifikimet e pop-it. Aftësi për të rezistuar në një ekzistencë që do të përfshinte së paku  tri jetë dhe një empati natyrore. Janë këto elemente që e kanë bërë atë një nga artistet më të suksesshme të të gjitha kohërave.

Pak më shumë se një vit më parë, djali i saj Craig, i cili erdhi në jetë kur ajo ishte pothuajse adoleshente kreu vetëvrasje në moshën 59 vjeç. Goditja e fundit e një jete plot drama: Ike Turner, burri me të cilin kishte ngritur një grup që u bë vendimtar për lindjen e rock'n'roll dhe e bëri atë të famshme, doli të ishte një njeri i dhunshëm, skllavërues, i cili, megjithë suksesin e jashtëzakonshëm të këngëve si "Proud Mary", " Nutbush City Limits" e "River Deep Mountain High", e ktheu jetën e Tinas në një makth.

Jeta e saj e dytë si një super diva, e ndërtuar hap pas hapi me këngë si: cover-in e famshëm të "Let's Stay Together" nga Al Green, "Private Dancer", "What Love Got Got To Do With It", "The Best" që pati rekord shitjesh (rreth 200 milionë kopje të shitura), koncerte të shkëlqyera, Grammy Awards, Kennedy Center Honors, tribute të artistëve të tjerë (mbi të gjitha atë të Beyoncé), role të paharrueshme në filma, Mbretëresha Acid te "Tommy", Aunty Entity te “Mad Max” (i shoqëruar nga suksesi botëror i këngës “We Don't Need Another Hero").

Kur dukej që më në fund gjithçka do të qetësohej, shëndeti i saj pësoi goditje të njëpasnjëshme: së pari një goditje në tru, pastaj një kancer të zorrëve dhe në fund mosfunksionim të veshkave që e vendosi para zgjedhjes midis dializës dhe transplantit. /Ansa, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy