Biblioteka Kombëtare dhuron 128 tituj librash e revistash për UT

Biblioteka Kombëtare dhuron 128 tituj librash e revistash për UT

Në kuadër të nismës së Bibliotekës Kombëtare dhe Ministrisë së Kulturës për të pasuruar fondet e bibliotekave të sistemit kombëtar, si dhe të Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës të Autorit, Biblioteka Kombëtare i dhuroi bibliotekës së Fakultetit Historisë dhe të Filologjisë pranw Universitit tw Tiranws 128 tituj librash e revistash me vlerë albanologjike.

Librat e dhuruar, nga të cilët BKSH disponon disa kopje, ishin botuar në: Korçë, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Athinë, Bukuresht, Sofje, Selanik, Boston, Madrid, Romë, Palermo, Vjenë, Firence etj.

Në ceremoninë e dhurimit ishin të pranishëm zëvendësrektorja e Universitetit të Tiranës, prof. Anila Paparisto, dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë (UT), prof. Sabri Laçi, zëvendësdekania e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë (UT), prof. Dhurata Shehri, përgjegjësja e Katedrës së Letërsisë, prof. Persida Asllani, pedagogë, studentë etj.

Prof. Asllani falënderoi Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe drejtorin e saj Piro Misha për dhuratën e çmuar që pasuron fondin e vyer albanologjik të bibliotekës, i cili u shërben pedagogëve, studiuesve, studentëve.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Piro Misha shprehu kënaqësinë e veçantë që ndien për këtë dhurim, për faktin që është një koleksion i vyer në ndihmë të procesit mësimor, si dhe kërkimit shkencor, duke garantuar edhe mbështetjen e institucionit që ai drejton për komunitetin akademik dhe studentor në përmbushje të hulumtimeve të tyre.

Një falënderim i veçantë erdhi edhe nga dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë (UT), prof. Sabri Laçi, i cili e vlerësoi Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë si qendër dijeje e kulture për të gjithë, si institucion në shërbim të të gjithëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy