Muzika e kompozitorëve Chopin dhe Schuman vjen sot dhe nesër me dy koncerte.
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit vijon programin këtë sezonin artistik me koncertet e pianistëve të Konservatorit të Salernos.
Epoka romantike, e njohur për thellësinë shpirtërore dhe ndjenjat e fuqishme, do të zbulohet në skenën e TKOB-së më 22 dhe 23 tetor.
“Muzika e Frederic Chopin dhe Robert Schumann do të ringjallet përmes interpretimit të disa prej pianistëve më të talentuar nga Konservatori i Salerno-s “Giuseppe Martucci””, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit.
Mbrëmjen e datës 22 tetor, ora 18:30 është Francesco Pio Bakiu dhe Federico Cirillo në piano, ndërsa më 23 tetor, në ora 18:30 vijnë Luca Apicella dhe Gianantonio Freecone në piano.
Kjo eksperiencë muzikore do të shpalosë fuqinë dhe pasionin e dy prej figurave më të mëdha të muzikës romantike, duke krijuar një rrugëtim emocional për çdo pjesëmarrës.



