Ceremonia e çmimeve “Oscar” 2020 në muajin shkurt sërish nuk do të ketë një prezantues. Njoftimin e ka dha të mërkurën vetë presidenti i “ABC Television Entertainment”.
“Më lejoni ta konfirmoj tani. Së bashku me Akademinë (e Motion Pictures), ne kemi vendosur që këtë vit të mos ketë një prezantues tradicional", u tha Karey Burke gazetarëve të televizionit.
Çmimet “Oscar” të vitit 2019 ishin të parat në 30 vjet që nuk kishin prezantues dhe patën një rritje të publikut, i cili kishte katër vjet rresht që pësonte rënie. /Reuters/



