Me pjesëmarrjen e artistëve nga Shqipëria, Kosova e bota/ TKOB shfaq "Messa Da Requiem" nga Verdi

Me pjesëmarrjen e artistëve nga Shqipëria, Kosova e bota/ TKOB shfaq "Messa Da Requiem" nga Verdi

Opera "Messa Da Requiem" erdhi mbrëmë për herë të parë në Teatrin e Operas dhe Baletit me mjeshtëri dhe emocion, ka bërë të ditur Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit.

Më shumë se dhjetë minuta duartrokitje nuk mund të shpjegohen me fjalë për emocionet që publiku u dha artistëve si shpërblim për debutin e tyre mbrëmë.

Ku platealja ishte e shkrirë mes skenës dhe sallës në mënyre unike dhe një trajtshme. Ashtu siç kjo vepër meriton!

Edhe ministrja e Kulturës, Elva Margaritit, e përshëndeti realizimin e premierës së operës.

Një mbrëmje emocionuese, shpirtërore, që bëri bashkë artistë të Shqipërisë, Kosovës e ndërkombëtarë!

"MESSA DA REQUIEM" nga Giuseppe Verdi, dirigjuar nga Jacopo Sipari di Pescasseroli, në krye të Orkestrës Simfonike të TKOB dhe Orkestrës Simfonike të RTSH-së, me solistë: Eva Golemi, Ivana Hoxha, Raffael Abete, Vittorio de Campo.

Margariti përgëzoi edhe punën e mrekullueshme të bërë nga dirigjentët e korit Dritan Lumshie e Baki Jashari, që udhëhoqën korin eTKOB dhe korin e Filarmonisë së Kosovës.

Opera "Messa Da Requiem" shfaqet edhe sontë në TKOB, prej orës 20:00.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy