
Rokeri britanik Ozzy Osbourne shtyu turneun e tij solo evropian për herë të dytë, por këmbënguli që nuk po vdiste apo rrëgjohej, pavarësisht një viti me problem shëndetësore.
"Nuk po vdes. Po shërohem. Thjesht po zgjat pak më shumë nga sa mendonin të gjithë”, tha udhëheqësi i grupit “Black Sabbath”, 70 vjeç, në një video të postuar në llogaritë e tij në media sociale.
Osbourne ka qenë në një spital prej gati një vit për shkak të një problem shëndetësor që kërkonte një operacion madhor në shpinë dhe qafë, si dhe pneumoni, komplikime të gripit dhe infeksione në dorë. Emergjencat dhe pengesat e tjera kanë nxitur spekulime në media se ai është afër vdekjes.
"Po shtyj turneun evropian, sepse nuk jam gati. Nuk po tërhiqem - unë kam ende marrëzi për të bërë - por kur të kthehem në një turne amerikan, dua të jem njëqind për qind gati për të dalë dhe t’ju lë pa frymë", thai ai. /Reuters/



