Restaurohen dy ikona në Berat, do të ekspozohen në Muzeun “Onufri”

Restaurohen dy ikona në Berat, do të ekspozohen në Muzeun “Onufri”

Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare së fundmi po bëhet edhe në muzeumet në Berat. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar momente pune gjatë restaurimit të veprave të artit në Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Berat ku specialistët po kryejnë procesin e pastrimit dhe restaurimit të dy ikonave. Ministrja Margariti bëri të ditur se pas restaurimit ikonat do të ekspozohen në Muzeun “Onufri”. Mjeshtrit e Laboratorit të Restaurimit të Veprave të Artit në Qendrën Kombëtare të Muzeumeve në Berat vazhdojnë çdo ditë punën për të nxjerrë në dritë shenjtorët, që presin dekadash të çlirohen nga pluhuri dhe shtresëzimet që u ka veshur koha. Tashmë po punohet për pastrimin dhe restaurimin e ikonës “Krishti kryejerark mbi fron”, me autor Gjergj Joan Çetitin (Grabova) dhe “Krishti kryeprift” dhe ekspozimin e tyre në Muzeun “Onufri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy