Arkeologu Saimir Shpuza dha në studion e MCN Informacion disa detaje lidhur me një qytet antik që daton në shekullin IV para Krishtit që është zbuluar në Bushat. Shpuza tha se bëhet fjalë për një qytet ilir me një urbanistikë të veçantë.
Shekulli 4 para erës tonë është shumë i rëndësishëm për të kuptuar si ka qenë tempulli ilir. Është një nga rastet e rrralla që gjejmë struktura të tilla me karakter religjioz.
Bëhet fjalë për një sit që ka një reliev shumë të veçantë. Brenda qytetit ka shumë elementë që tregojnë një topografi të veçantë dhe flasin për urbanistikën e këtij qyteti.
Ne po ecim drejt të panjohurës.



