
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë pjesë mbrëmë në organizimin e “Sofrës së Elbasanit”, një festë tradicionale e këtij qyteti, e cila organizohet nga bashkia në Shqipërinë e Mesme në prag të Ditës së Verës.
Presidenti Begaj përshëndeti mikpritësit elbasanas për mbajtjen gjallë të traditës së shtrimit të kësaj tryeze, si dhe uroi ardhjen e një stine të begatë për çdo familje shqiptare.
Kreu i Shtetit u shpreh se me ruajtjen e traditës së lashtë të Sofrës së "Ditës së Verës" Elbasani përcjell vlerat e bujarisë dhe dashamirësisë.
Kjo është një festë që i afron njerëzit dhe ndihem i nderuar të jem sot në këtë sofër pranvere që na bën bashkë e të jemi falënderues për të gjitha begatitë që gëzojmë.
Uroj ta ruajmë e ta trashëgojmë traditën e mikpritjes së shqiptarit.



