Nisida Tufa: Avokat Ngjela më bezdis si i ftuar

Nisida Tufa: Avokat Ngjela më bezdis si i ftuar

Gazetarja Nisida Tufa zbulon arsyen se pse nuk preferon që të dalë në intervista televizive.

Ajo tha për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos se kjo është ndër të rrallat intervista që del.

Kam zgjedhur që të afrohem profesionalisht me publikun. Ditën që do shkoj pa dëshirë në punë do jetë fundi, shkoj akoma me dëshirë në punë.

Ndër të tjera rrëfeu se në karrierën e saj ka pasur intervista të mira, por dhe të çuditshme, madje nuk ngurroi të ndajë edhe emrin e të ftuarit që e bezdis.

E them hapur avokat Ngjela, më bezdis. Ka mendime shumë të mira, shumë të vlefshme, e ftoj edhe pse mendoj se ka mbireagime dhe flet më shumë se ç’duhet dhe ç’di. Më vë në pozitë nga metodologjia si flet.

Sa vjen në studio pyet ‘a je përgatitur mirë’. Por unë nuk jam në stadin për të më pyetur, e ka me gazetarët në përgjithësi, ose s'e ka me asnjë... Ia kam thënë dhe personalisht që më bezdis.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy