Ditët e Kujtesës 2022/ Hapet ekspozita “Fytyrat e Diktaturës” (VIDEO)

Ditët e Kujtesës 2022/ Hapet ekspozita “Fytyrat e Diktaturës” (VIDEO)

Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” ISKK, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dhe IDMC, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, çelën ekspozitën “Fytyrat e Diktaturës”, në ambientet e ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha në ish-bllok.

Kjo ekspozitë vjen si një reflektim që duhet të kemi mbi ata individë që mbajnë përgjegjësi direkte për instalimin dhe mirëfunksionimin e mekanizmave që mbanin të ngritur regjimin komunist duke përdorur si forma të vetme represionin, përndjekjen, dhunën dhe terrorin.

Synimi i saj është ballafaqimi i përgjegjësve të krimeve të komunizmit, dukë filluar nga Anëtarët e Byrosë Politike Enver Hoxha, Kadri Hazbiu, Hysni Kapo etj.  përballë qytetarëve shqiptarë.

 Në murin e kësaj ekspozite vijnë emrat dhe fytyrat e të gjithë personave që ishin në pozicione vendimmarrëse, ose ishin përgjegjës të drejtpërdrejtë për shkeljet e të drejtave të njeriut, ekzekutimet, dënimet dhe persekutimet e qindra qytetarëve.

 Në këto 31 vite pas rënies së regjimit komunist jemi përpjekur që të ballafaqohemi me diktaturën vetëm në ato pak raste që kemi e kemi bërë vetëm më peshqit e vegjël. E gjithë vëmendja e opinionit publik ka qenë kush e spiunoi kë, kush ishte punonjës i sigurimit, por kush më njeh e di që unë kam thënë jo që nuk është vetëm sigurimi. Sigurimi ishte vetëm një nga aparatet ndihmëse, por ballafaqimi me të shkuarën duhet të fillojë nga kupola drejtuese nga byroja politike.” u shpreh Jonila Godole, drejtoreshë e IDMC.

Referuar kësaj hierarkie, drejtori i ISKK, z. Çelo Hoxha tha se ajo qe tregohet ne këtë ekspozitë është shumë pak nga thellësia dhe gjerësia e shpërndarjes së krimeve përgjatë 50 viteve të diktaturës.

Nga ana tjetër e kësaj historie, në mjedisin e ekspozitës, është shpërndarë edhe Enciklopedia e Viktimave të Komunizmit, e cila ka mbërritur në volumin e 9-të, botim i ISKK, si një përballje çfarë shkaktuan urdhrat e ekzekutimeve nga lart, duke prodhuar një sistem monstruoz.

 Në murin e kësaj ekspozite janë vendosur fotografitë e atyre personave të cilët mbajnë përgjegjësi direkte për vendimet që kanë të bëjnë me përndjekjen, dëbimin, depërtimin, burgosjet dhe shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist.

Ekspozita “Fytyrat e diktaturës”  dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 23 shkurt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy