Një pikturë e rrallë nga Salaì nxirret në ankand për 1,7 milionë euro

Një pikturë e rrallë nga Salaì nxirret në ankand për 1,7 milionë euro

“Magdalena e penduar”, një pikturë nga Gian Giacomo Caprotti, i njohur si Salaì (1480-1524), bashkëpunëtori më i ngushtë i Leonardo Da Vinçit, u nxorr në ankand sot  për një çmim prej 1,7 milionë eurosh, njoftoi shtëpia e ankandeve “Artcurial” në Paris.

Kjo pikturë me bojra vaji është një nga veprat e rralla, që njihet si e krijuar nga dora e këtij piktori mjaft i afërt me teknikën e Leonardos, veçanërisht në trajtimin e duarve dhe fytyrës.

“Kjo pikturë doli vërtet nga nata. Pronari i saj, i cili e bleu atë për një shumë modeste, na e besoi për shitje. Ajo arriti te ne pa atributim. Ishte ekspertja Cristina Geddo, nga Milano, e cila na zbuloi se ishte nga Salai”, tha kuratori Eric Turquin.

“Ne gjetëm gjurmë gishtërinjsh: piktori ka shtypur bojën e freskët me gishtin e madh, që është karakteristikë e teknikës së Leonardos dhe Salait”, shtoi eksperti.

Nga Salai dihen vetëm katër ose pesë piktura të vërtetuara.

Përveç pikturës “Krishti Shëlbyes”, i ruajtur në Milano, të tjerat janë në pronësi private.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy