Ndahet  nga jeta, një nga aktoret më të vjetra në botë (FOTO)

Ndahet nga jeta, një nga aktoret më të vjetra në botë (FOTO)

Aktorja bullgare Stoyanka Mutafova, një nga aktoret më të vjetra në botë që performonte rregullisht në skenë, vdiq në moshën 97-vjeçare.

E quajtuar mbretëresha e komedisë bullgare, Mutafova filloi të performojë në vitin 1945, kur interpretoi një shërbëtore në një nga komeditë e Molierit.

Ajo u bë e famshme në Bullgari pasi u shfaq në disa komedi televizive dhe programe argëtimi dhe ndërmori një turne teatral në Amerikën e Veriut dhe Evropë në moshën 94-vjeçare.

Ajo mori çmime të shumta gjatë karrierës së saj të gjatë dhe vazhdoi të aktrojë deri disa muaj para vdekjes së saj.

Mutafova, që besohet të jetë interpretuesja më e vjetër e skenës aktive pasi aktori rus Vladimir Zeldin vdiq në vitin 2016 në moshën 101-vjeçare, ishte shprehur se kurrë nuk u pendua për vendimin e saj për tu bërë aktore.

"Sikur të isha përsëri 20 vjeç, unë përsëri do të bëhesha aktore", tha ajo në një intervistë dy vjet më parë. /Reuters, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy