Shqipëri-Itali, bashkëpunim në fushën e trashëgimisë kulturore

Shqipëri-Itali, bashkëpunim në fushën e trashëgimisë kulturore

 Shqipëria hodhi sot një tjetër hap të rëndësishëm bashkëpunimi në fushën e trashëgimisë kulturore me Italinë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një konference të organizuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë, Agjencia ICE, Assorestauro dhe Salloni ndërkombëtar i Restaurimit, bëri të ditur prezantimin e “Sallonit të Restaurimit në tour” në Bari dhe “Restoration Ëeek 2021” (Java e Restaurimit 2021), ku Shqipëria mori ftesën zyrtare për pjesëmarrje.

Ministrja Margariti tha se “nuk bëhet fjalë për një pjesëmarrje honorifike, por shkëmbime përvojash dhe vendosje e urave të komunikimit mes kompanive, specialistëve, në fushën e teknikave, materialeve, projekteve të përbashkëta”.

“Italia përbën ekselencën botërore në fushën e konservimit dhe restaurimit dhe ky bashkëpunim do të çojë përpara ambicien tonë për ngritjen e Qendrës së Formimit të vazhdueshëm, shkollave-kantiere, bonusit të rijetëzimit dhe vënien në jetë të Fondit të Trashëgimisë Kulturore”, theksoi Margariti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy