Më rastin e festave të nëntorit, Ministria e Arsimit dhe Sportit, organizoi konkursin e pikturës “Shqipëria Ime”, fitues i vendit të dytë të së cilës u shpall Mario Zefi, nxënësi i klasës së 9-të në shkollën “Mark Çuni”, Shkodër.
Mario Zefi mori pjesë në konkurs me pikturën e realizuar me portretin e gjyshes së tij, Terezës, nga Bushati i Shkodrës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga takimi që ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti dje në një takim fituesin e vendit të dytë të konkursit të pikturës “Shqipëria Ime”, Mario Zefi, nxënësin e klasës së 9-të në shkollën “Mark Çuni”, Shkodër, së bashku me gjyshen e tij.
Mirëmëngjes dhe me Marion që na kujton se çdo gjyshe është një Nënë Terezë, dhe se dashuria për familjen është talenti që pikturon dhe fiton çdo konkurs, si ky i realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ju uroj një ditë të bukur.
Rreth 2500 nxënës të shkollave të ndryshme të vendit morën pjesë në konkursin e pikturës “Shqipëria Ime”.



