Aktorë të njohur amerikanë, në fushatë sensibilizuese për mbajtjen e maskës

Aktorë të njohur amerikanë, në fushatë sensibilizuese për mbajtjen e maskës

Disa aktorë të njohur amerikan ofruan zërat e tyre në spote sensibilizuese për mbajtjen e maskës, rezultat i një iniciative të shtetit të Nju Jorkut, që do të publikohen në të gjithë vendin.

Fushata, e titulluar “Mask Up America” (Amerikë, vendos maskën tënde) u ndërmor nga guvernatori Andreë Cuomo, në partneritet me “Tribeca Enterprises”.

“Kur ju mbani një maskë, ju keni fituar respektin tim. Sepse maska juaj nuk ju mbron ju, jam unë që më mbron”, thotë komediani, Morgan Freeman, në një spot.

“Unë mbaj maskë për t’ju mbrojtur”, shton ai.

“Amerikanë, qëndroni të fortë ashtu si njujorkezët, mbani maskë”.

Shteti i Nju-Jorkut ka qenë deri tani më i prekuri nga pandemia.

Në total, tetë spote janë realizuar nga regjisori i dy çmimeve Oscars, Kathryn Bigelow, me aktorët Robert De Niro, Jamie Foxx dhe Ellen Pompeo (Grey’s Anatomy).

Shumë prej tyre do të jenë të disponueshëm dhe në formatin audio.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump vendosi për herë të parë maskë në publik, pasi kishte refuzuar për disa muaj vendosjen e një maske dhe ishte tallur me personalitete që ishin shfaqur me maskë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy