Çmimet Grammy 2021 shtyhen më 14 mars

Çmimet Grammy 2021 shtyhen më 14 mars

Çmimet Grammy 2021 do shtyhen për shkak të koronavirusit . Sipas njoftimit të Akademisë së Regjistrimit, Çmimet e 63-të GRAMMY do të mbahen të Dielën më14 Mars, 2021 në CBS.

Ceremonia do të mbahet me të gjitha masat e parashikuara të sigurisë, pa praninë e publikut. Eventi ishte përcaktuar të zhvillohej për 31 janar në Los Angeles, në Staples Center, aty ku kanë ndodhur të gjitha ngjarjet e mëparshme.

Njoftimi i Akademisë

 “Pas diskutimeve të kujdesshme me ekspertë të shëndetit, dhe artistët tanë, ne vendosëm të shtyjmë çmimet e 63-të vjetore GRAMMY për të Dielën, 14 Mars 2021. Gjendja e përkeqësuar  në Los Anxhelos, me shërbimet spitalore dhe të sapoardhurit nga shtetet dhe qeveritë lokale na çuan në përfundimin se shtyrja e shfaqjes sonë ishte gjëja e duhur për të bërë. Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe siguria e njerëzve tanë.Ne duam të falënderojmë të gjithë artistët, stafin, dhe veçanërisht kandidatët e këtij viti për mirëkuptimin, durimin dhe gatishmërinë e tyre për të punuar me ne ndërsa kalojmë këto momente“.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy