Ansambli i Këngëve dhe Valleve sjell koncertin “Legjenda e valles shqipe, Besim Zekthi- Nder i Kombit”

Ansambli i Këngëve dhe Valleve sjell koncertin “Legjenda e valles shqipe, Besim Zekthi- Nder i Kombit”

Në nderim të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, Besim Zekthi, i vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit” dhe “Gjerdani i artë”, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë për të gjithë artdashësit, koncertin “Legjenda e valles shqipe, Besim Zekthi- Nder i Kombit”.

Koncerti do të jetë nën interpretimin e Orkestrës, Grupit të Valleve dhe Grupit Vokal të Ansamblit Popullor, si dhe me solistë e AP-së, Iris Bega, Adela Bezhani, Malvina Likaj, Aranit Hoxha, Denisa Xhemnica, e me pjesëmarrjen e Grupit “Pleqtë e Krujës”.

Koncerti do të prezantojë krijimtarinë dhe interpretimet solistike të mjeshtrit Zekthi, bazuar në repertorin krijues të tij, shoqëruar me këngë të përzgjedhura, duke përfshirë dhe momente nga jeta dhe aktiviteti i tij artistik apo vlerësime nga personalitete të ndryshme.

Koncerti dedikuar artistit të madh Besim Zekthi, shfaqet nesër më 31 tetor, prej orës19:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy