5, 6, 7 shkurt/ Kryevepra botërore e baletit klasik “Giselle” premierë në TKOB

5, 6, 7 shkurt/ Kryevepra botërore e baletit klasik “Giselle” premierë në TKOB

Teatri Kombëtar i Operës e Baletit do të sjellë nesër premierë baletin “Giselle”, një nga veprat më të njohura të baletit klasik në nivel ndërkombëtar.

Rrëfimi i një dashurie të pamundur, ndërtuar mbi motivet e një legjende të lashtë gjermane, do të vijë nga Trupa e Baletit e TKOB-së, solistët dhe Orkestra Simfonike bashkë me shumë balerinë italianë.

Ky balet është vënë për herë të parë në Operën e Parisit më 28 qershor të vitit 1841, ndërsa në Tiranë, premierën e pati në 14 dhjetor të vitit 1988.

“Giselle” do të vij nën koreografinë e Agron Aliaj, nën drejtimin e dirigjentes së baletit, Sabrina Bosco dhe dirigjentes Renata Russo.

“Giselle” është një balet romantik me dy akte, që përmbledh të gjitha elementet stilistike, teknike dhe shprehëse të baletit klasiko-romantik.

Në qendër të historisë qëndron dashuria e tradhtuar dhe një princ mes dy vajzave. Baleti përbëhet nga dy akte: në të parin ndodh vdekja e Zhizelit, ndërsa në të dytin historia zhvillohet rreth legjendës gjermane mbi vilisat, të fejuara që vdesin pa arritur të martohen.

Baleti “Giselle” vjen premierë në datat 5-6-7 shkurt në skenën e TKOB, prej orës 19:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy