
Ka nisur nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision”, ku 17 shtete do të konkurojnë për 10 vendet që kalojnë në finale.
Nata e para u hap me performancën e këngëtares shqiptare, Ronela Hajati.
Ajo përfaqëson Shqipërinë me këngën “Sekret”, që në versionin përfundimtar erdhi në gjuhën shqipe dhe atë angleze.
Performanca e Ronelës udhëhiqej nga koreografia Kaludia Pepa, dhe balerinët italiane.
Ovacionet dhe duartrokitjet e publikut në sallë ishin të shumta, ndërsa janë votat e shtetasve shqiptarë jashtë Shqipërisë dhe jo vetëm, ata që do vendosin “fatin” e Ronelës nëse ajo do shkojë apo jo në finale.



